Pep Guardiola dhe gruaja e tij janë gati të divorcohen së shpejti, ndërsa rritet frika se ndarja e tyre mund të dëmtojë Mançester Sitin.
Detajet e divorcit të trajnerit nga gruaja Kristina Serra pritet të finalizohen brenda disa javësh dhe të bëhen zyrtare që në muajin e ardhshëm, raporton “The Sun”.
Çifti kishte shpresuar ta mbante ndarjen e tyre në kushte miqësore, por tani ka ‘më shumë urgjencë’ pasi marrëdhënia e tyre duket se është përkeqësuar, thanë burimet.
Gazetarja spanjolle Laura Fa, e cila zbuloi historinë e ndarjes së tyre, tha: “Nënshkrimi i këtij divorci do të jetë i afërt. Me sa duket, marrëdhënia e tyre sentimentale ka marrë fund”.
Dhe tani ka frikë se problemet e tij martesore mund të eklipsojnë fillimin e sezonit të ri.
© SYRI.net