David Beckham është parë në një version më të “thjeshtë” të stilit të tij të famshëm, duke hequr dorë nga pantallonat e bardha të ngushta që i kujtojnë fushatat e tij ikonike të të brendshmeve Armani.
Gjatë pushimeve me jaht në jug të Francës, ish-ylli i futbollit u pa pa bluzë, me pantallona të shkurtra modeste, ndërsa shijonte ditët e nxehta mes miqve dhe familjes.
Pushimet luksoze po zhvillohen në jahtin 16 milionë funte të familjes Beckham, Seven – emri që i referohet numrit të famshëm të Davidit në fushë. Familja Ramsay iu bashkua udhëtimit, me Gordon dhe bashkëshorten e tij Tana që u shfaqën në humor të mirë, duke u argëtuar me çiftin Beckham, shkruan DailyMail.
Victoria Beckham zgjodhi një pamje elegante me një fustan të bardhë dhe një kapelë kashte me strehë të gjerë, ndërsa Romeo dhe Harper u panë duke shijuar diellin, përpara se të vinte edhe Cruz Beckham me të dashurën e tij Jackie Apostel.
Cruz, 20 vjeç, u bë protagonist i momenteve më të komentuara në jaht, pasi pozoi me pantallona Prada të bardha – një pamje që i kujtoi fansave ditët kur babai i tij ishte imazhi i fushatave të të brendshmeve BOSS dhe Armani.
Madje, ai bëri shaka me babain e tij në Instagram, duke rikrijuar një nga qëndrimet e famshme të Davidit.
Ndërkohë, djali i madh Brooklyn Beckham mungoi në pushime, pasi është rikthyer në SHBA me gruan e tij Nicola Peltz, duke humbur aventurën verore të familjes në brigjet e Rivierës Franceze.
Familja Beckham vazhdon të tërheqë vëmendjen me stilin dhe dinamiken e saj, duke e kthyer çdo dalje në një ngjarje të kometuar nga fansat në rrjetet sociale.
© SYRI.net