Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

VIDEO/ Incident i papritur për Mbretëreshën e Danimarkës - Grerëza i futet poshtë fustanit dhe e pickon gjatë një daljeje publike

VIDEO/ Incident i papritur për Mbretëreshën e Danimarkës - Grerëza i futet poshtë fustanit dhe e pickon gjatë një daljeje publike

18:14, 30/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një episod i papritur u regjistrua nga kamerat në qytetin Grasten të Danimarkës, ku ndodhet rezidenca verore e familjes mbretërore.

Mbretëresha Mary e Danimarkës, me origjinë australiane, u shfaq publikisht së bashku me bashkëshortin e saj, Mbretin Frederik, dhe dy nga katër fëmijët e tyre, kur u pickua nga një grerëz gjatë një takimi me qytetarët.

Gjatë momentit kur po mbante një buqetë me lule të dhuruar nga qytetarët, Mbretëresha u pa duke reaguar e befasuar dhe duke kapur këmbën e saj nga dhimbja, pasi grerëza ishte futur në pjesën e brendshme të fustanit të saj.

Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale tregojnë Mbretëreshën Mary të shqetësuar dhe të tronditur, ndërsa më pas u detyrua të largohej nga vendi i ngjarjes për të marrë ndihmë mjekësore në një hotel aty pranë. Sipas Sky News, ajo kërkoi që familja e saj të vazhdonte aktivitetin e planifikuar.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco