Princi William vepron si 'mburojë njerëzore' mes Kate dhe Meghan, sipas ekspertit të gjuhës së trupit

Princi William vepron si 'mburojë njerëzore' mes Kate dhe Meghan, sipas ekspertit të gjuhës së trupit

18:49, 26/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë një ceremonie për 100-vjetorin e Forcave Ajrore Mbretërore më 2018, një detaj i vogël i vënë re nga ekspertët e gjuhës së trupit ka nxitur spekulime për tensionet midis Kate Middleton dhe Meghan Markle.

Teksa Kate përshëndeste mikpritësit në Westminster Abbey, Princi William u vendos mes saj dhe Meghan, gjest që sipas ekspertes Judi James, duke njohur marrëdhëniet e tensionuara mes dy grave, ngjan si një ‘mburojë njerëzore’.

Image

Ky veprim erdhi pak muaj pas përplasjes së dyshuar për fustanet e shoqërueseve të nuses në dasmën e Meghan, e cila ka mbetur një pikë e debatueshme mes tyre, shkruan DailyMail.

Megjithëse fillimisht u raportua se Meghan e bëri Kate të qante, vetë Meghan më vonë tha se ndodhi e kundërta, por Kate i kërkoi falje dhe i solli lule.

Ekspertja sugjeron se lëvizja e William-it mund të ketë qenë gjithashtu një përpjekje për të ruajtur etikën mbretërore, duke siguruar që askujt të mos i kthehej shpinën.

Megjithatë, incidenti i përfolur vazhdon të konsiderohet si një nga shenjat e para të përçarjes mes Meghan-it dhe pjesës tjetër të familjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco