Katie Price ka tërhequr vëmendjen e mediave me paraqitjen e saj të fundit në Dubai, ku ka treguar linjat e saj trupore të transformuara përmes një bikini jeshile shumë të hollë.
Personaliteti televiziv 47-vjeçar, e njohur për ndërhyrjet e shumta estetike, shfaqi trupin e saj të tonifikuar dhe të mbuluar me tatuazhe teksa relaksohej pranë pishinës së hotelit luksoz.
E veshur me një bluzë të ngushtë me jakë të rrumbullakët dhe bikini të ngjashme, ish-modelja britanike dukej në humor të mirë ndërsa shijonte ditët me diell. Flokët e gjatë dhe të errët i kishte lidhur në një bisht të rregullt, ndërsa veshja e saj përfshinte edhe një palë pantallona rozë që i shtonin një prekje ngjyrash look-ut të saj.
Nëna e pesë fëmijëve u pa duke u ulur në shkallët e pishinës për të marrë rreze dielli, përpara se të kthehej në shezlong për t’u qetësuar me bikini me motive të ndryshme.
Së fundmi, Katie ka ngjallur debat në rrjetet sociale për shkak të humbjes ekstreme në peshë, e cila ka nxitur shqetësime tek fansat.
E njohur për historikun e saj me kirurgjinë estetike, ajo ka pranuar se planifikon ndërhyrjen e radhës për të mbushur të pasmet.
Në vitet e fundit, Price ka realizuar tre rinoplastika dhe disa lifting të fytyrës, përfshirë një ndërhyrje të fundit prej 10,000 paundësh në janar, që përfaqëson të gjashtin lifting që ka bërë në fytyrë.
© SYRI.net