Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

Shikoni momentin shokues/ Katy Perry gati sa nuk rrëzohet nga objekti fluturues

18:57, 19/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Momente të frikshme përjetoi këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry gjatë koncertit të saj dje në San Francisko.  Ndërsa këndonte hitin “Roar”, platforma në formë fluture që po përdorte pësoi një defekt në ajër.

E veshur me një bluzë dhe pantallona të shkurtra, Katy fillimisht dukej e qetë teksa rrëshqiste mbi turmën e hipur mbi platformën metalike në arenën Chase Center, gjatë turneut të saj “The Lifetimes Tour”.

Situata mori kthesë të rrezikshme kur papritur filloi të bjerë poshtë, pasi rekuizita fluturuese duket se pësoi një defekt.

Këngëtarja amerikane, e cila ishte e lidhur me rrip sigurimi, u pa e tmerruar teksa kapej fort pas fluturës mekanike dhe përpiqej të ruante ekuilibrin, para se të shikonte lart për të kuptuar çfarë kishte shkuar keq.

Gjatë incidentit, Katy ndaloi së kënduari për një moment teksa përpiqej të qetësohej, dhe më pas vazhdoi performancën e saj.

Fansat mbetën të tronditur teksa filmuan me video çastin dramatik të këngëtares 40 vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco