Alba Pollozhani habit fansat me transformimin e saj të fundit

Alba Pollozhani habit fansat me transformimin e saj të fundit

10:58, 19/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Alba Pollozhani, një ndër fermeret më të komentuara të Ferma Vip 2, ka bërë një ndryshim në pamjen e saj.

Ndoshta, ka qenë një ndër fermeret që nuk e ka përqëndruar lojën brenda Fermës në dukjen dhe paraqitjen, duke u përkushtuar më tepër rreth marrëdhënies së saj me Limin. Por,  për të ka patur diçka që nuk i ka pëlqyer në trupin e saj.

Ajo ka bërë një ndërhyrje estetike, duke zmadhuar gjoksin. Ndonëse ka preferuar të qëndrojë brenda kornizave dhe të mos e ekzagjerojë këtë ndryshim në trupin e saj.

E njohur për natyrën  rebele dhe të drejtpërdrejtë brenda Ferma Vip 2, Alba Pollozhani pati shumë mbështetje nga fansat për raportin me fermerin, Lim Hotin. Nuk dihet ende sesi është lidhja e tyre në këto momente, por duket se Alba po vazhdon të jetë një emër që komentohet më së shumti në media.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco