Pas më shumë se dy dekadash, ‘Magic Potions’ rikthehet me yjet e njohur

Pas më shumë se dy dekadash, ‘Magic Potions’ rikthehet me yjet e njohur

10:36, 19/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sandra Bullock dhe Nicole Kidman rikthehen në botën magjike të “Shtrigave” – fillojnë zyrtarisht xhirimet për vazhdimin e shumëpritur.

Pas më shumë se 25 vitesh, motrat magjike Sally dhe Gillian Owens janë gati të rikthehen në ekran! Aktoret Sandra Bullock dhe Nicole Kidman konfirmuan nisjen e xhirimeve për vazhdimin e filmit kult “Shtrigat” me një video emocionuese të postuar nga Kidman në Instagram.

“Shtrigat janë rikthyer. Dita e parë e xhirimeve për motrat Owens,” shkroi aktorja 58-vjeçare në mbishkrimin e postimit, ku në sfond dëgjohet zëri i Bullock duke thënë: “Duket sikur kemi shumë punë përpara.”

Filmi i vitit 1998 rrëfente historinë e dy motrave shtrigash që luftojnë një mallkim familjar të tmerrshëm, i cili vret çdo burrë me të cilin bien në dashuri. Ndërsa regjia e parë ishte nën drejtimin e Griffin Dunn, vazhdimi do të drejtohet nga Suzanne Bier, e njohur për sukseset e saj në “Bird Box” dhe “The Perfect Couple”, ku ka punuar më parë me Bullock dhe Kidman.

Fansat e filmit kult mund të presin një rikthim magjik dhe plot tension, teksa motrat Owens kthehen për të përballuar sfida të reja në këtë aventurë të re magjike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco