Kompania amerikane e teknologjisë, Astronomer ka pezulluar nga detyra drejtorin e saj ekzekutiv pasi një video virale në koncertin e Coldplay ku Andy Byron përqafohej me punonjësen e tij i zbuloi lidhjen jashtëmartesore.
Në videon që u shfaq në një ekran gjigant në koncertin e Bostonit, Andy Byron shfaqej në momente intime me drejtuesen e burimeve njerëzore të kompanisë, Christine Cabot.
Kur dy drejtuesit shfaqen duke u përqafuar para mijëra njerëzve, menjëherë u përkulen dhe tentuan të fshihen nga kamera.
Të premten, kompania konfirmoi në X se drejtori i saj ekzekutiv Andy Byron ishte pezulluar.
âAstronomer Ă«shtĂ« i pĂ«rkushtuar ndaj vlerave dhe kulturĂ«s qĂ« na kanĂ« udhĂ«hequr qĂ« nga themelimi ynĂ«â, thuhet nĂ« deklaratĂ«. âPritet qĂ« udhĂ«heqĂ«sit tanĂ« tĂ« vendosin standardin si nĂ« sjellje ashtu edhe nĂ« llogaridhĂ«nie. Bordi i DrejtorĂ«ve ka filluar njĂ« hetim formal pĂ«r kĂ«tĂ« çështje dhe do tĂ« kemi detaje shtesĂ« pĂ«r tĂ« ndarĂ« shumĂ« shpejt.â
Bashkëthemeluesi dhe Drejtori i Produkteve Pete DeJoy është emëruar Drejtor Ekzekutiv i përkohshëm.
Andy Byron ka qenë me kompaninë që nga korriku i vitit 2023. Vetë Byron nuk e ka konfirmuar identitetin e tij në video.
Gruaja u identifikua si Kristin Cabot, drejtoresha e personelit të kompanisë, e cila ka qenë me Astronomer që nga nëntori i vitit 2024. Ajo gjithashtu nuk e ka konfirmuar identitetin e saj.
© SYRI.net