Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Loredana Brati, ka ndarë me ndjekësit e saj një rrëfim të sinqertë dhe emocional përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka bërë të ditur se ka nisur një rrugëtim të ri personal – terapinë logopedike – me qëllim përmirësimin e shqiptimit në gjuhën shqipe. Brati e cilëson këtë proces si të lodhshëm, por të domosdoshëm për t’u ndjerë më e lidhur me rrënjët e saj gjuhësore.
“Nuk është gjithmonë e lehtë të punosh me fjalët, sidomos kur ndonjëherë ndihesh si i huaj në gjuhën tënde. Por çdo tingull i zënë saktë më kujton që lidhja me gjuhën është edhe lidhje me rrënjët e mia,” shkruan Loredana, duke theksuar se sfida që po përjeton nuk është një “problem”, por një vështirësi që mund të kapërcehet.
Në mesazhin e saj, ajo iu është drejtuar edhe kritikëve dhe komenteve negative që ka marrë ndër vite, duke i cilësuar si të padrejta dhe të lënduese. “Nuk më vjen keq për komentet, por ndonjëherë lëndojnë… Thjesht jeni pak më të ngrohtë me çka Zoti na ka dhënë,” apelon ajo.
Ky qëndrim i hapur dhe i ndjeshëm i Loredanës ka ngjallur reagime të shumta pozitive, ndërsa shumë ndjekës kanë vlerësuar guximin e saj për të folur publikisht mbi një sfidë personale që shpesh mbetet tabu në shoqërinë shqiptare

© SYRI.net