Pas ditësh të mbushura me spekulime dhe komente në rrjet, duket se ndarja mes këngëtares së njohur Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, dhe bashkëshortit të saj Adis nuk është më thjesht një thashethem. Artistja ka rritur dyshimet e fansave përmes disa videove të ripostuara në TikTok, ku dominon ndjenja e dhimbjes pas një ndarjeje.
Një nga videot më të komentuara përmban mesazhin emocional: “Do të doja të mos të të kisha takuar kurrë, do të doja të mos të të kisha pëlqyer kurrë, të mos kisha humbur kohë me ty”, çka u interpretua si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj fundin të marrëdhënies. Deri tani, as Fifi dhe as Adis nuk kanë konfirmuar zyrtarisht ndarjen, por mungesa e tyre në rrjetet sociale si çift dhe postimet e fundit të këngëtares flasin vetë.
Në rrjet, fansat kanë reaguar me komente mbështetëse, duke e inkurajuar Fifi-n që të vazhdojë përpara dhe të fokusohet te muzika dhe mirëqenia e saj personale.
Mbetet për t’u parë nëse këngëtarja do të vendosë të thyejë heshtjen dhe të ndajë të vërtetën me ndjekësit e saj.

© SYRI.net