Njohjet në rrjete sociale po bëhen të modës këto kohë, teksa mundësitë që jep interneti sot po shpeshtohen dita ditës. Nga mesazhet me tekst, tek ato me foto e video, e deri tek bisedat e gjata me kamer, interneti ka nxitur njohjet dhe komunikimin përmes teknologjisë. Mirëpo, veç shumë përfitimeve pozitive, këto ndryshime teknologjike kanë rritur rrezikun e njohjeve përmes internetit.
1. Sigurohuni për moshën
Mosha është një nga rreziqet kryesore me të cilin ju ndesheni në një komunikim përmes teknologjisë. Nga një zhgënjim i mundshëm e deri tek diçka më e rrezikshme, një moshë e pavërtetë sigurisht që shkakton probleme. Ju duhet të siguroheni për moshën, nëse është ajo e vërteta apo personi tjetër po ju gënjen.
2. Tregoni kujdes nga dashuria ‘e tepërt’
Duket se dashuria është një ndjenjë pozitive, e cila kurrë s’mund të jetë më shumë seç duhet. Megjithatë, këtu bëhet fjalë kur kjo dashuri vjen shumë shpejt, për shembull që në ditët e para të njohjes, apo vjen shumë impulsive teksa ju ende nuk e njihni njëri-tjetrin. Përpara se të gëzoheni për këtë ndjesi të bukur që personi tjetër po ju shfaq, sigurohuni që ajo është e vërtetë.
3.Mos ofroni ndihma financiare
Është totalisht në rregull nëse ju ofroheni të ndihmoni nga ana financiare miqtë apo familjarët tuaj. Por do të ishte mjaft e çuditshme të ofronit ndihmë për dikë që nuk e njihni personalisht, dhe do të ishte edhe më e tmerrshme nëse ai person do të pranonte. Ndaj mos ofroni ndihma financiare për dikë që nuk e njihni aspak.
© SYRI.net