Orinda Huta në zi për ndarjen nga jeta të një personi të shtrenjtë

Orinda Huta në zi për ndarjen nga jeta të një personi të shtrenjtë

14:04, 06/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Orinda Huta është përballur së fundmi me një dhimbje të thellë, humbjen e babait.

Edhe pse nuk është bërë i ditur ende shkaku, vetë Orinda ka publikuar në rrjetet sociale lajmin e trishtë.

Ajo postoi dy foto me të atin e ndjerë ku shkruante: “”Kërcimi ynë i fundit babo”– duke e shoqëruar me një zemër të thyer.

Në një tjetër “Story” vijuese, moderatorja shkruante për miqtë dhe të afërmit se babai i saj ka ndërruar jetë duke dhënë detajet se ku do të zhvillohej funerali.

Ndër rreshta të ndjerë Orinda shkruante se familja e tyre “ka qenë e bekuar gjithmonë nga prezenca e tij”.

Postimi i plotë:

Me zemër të thyer lajmërojmë se, babai ynë Isuf Huta ndërroi jetë qetësisht më 5 korrik. Ne kemi qenë të bekuar nga prezenca e tij në jetë dhe do mbesë gjithmonë në kujtimet tona.

Pritjet nisin sot në 17:00 Alba 2000 te Rruga e Dibrës deri nesër që do të bëjmë përcjelljen e të dashurit tonë, 7 korrik 17:00 në Tufinë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco