Seksi më i keq nga ‘ditari i seksit’

Seksi më i keq nga ‘ditari i seksit’

11:50, 06/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Çdo javë, The Cut publikon një “ditar seksi”,  rrëfime anonime nga njerëz të zakonshëm që dokumentojnë një javë të jetës së tyre seksuale.

Shumë prej tyre janë histori të nxehta dhe të paharrueshme, por të tjerat janë përvoja të sikletshme, zhgënjyese apo thjesht të çuditshme. Më poshtë janë përmbledhur dhjetë histori të sikletshme që tregojnë se jo çdo histori përfundon me kënaqësi.

Një grua në një lidhje të keqe që, mes pak seksit dhe shumë stresit, gjen ngushëllim duke i vjedhur hashashin partnerit.

Një dizajnere grafike përfundon në një takim të çuditshëm me një burrë më të madh në moshë, i cili ndez vetëm kur simulojnë jetë bashkëshortore.

Një burrë homoseksual i gjatë lodhet nga takimet e njëpasnjëshme me burra dukshëm më të shkurtër se ai.

Një 28-vjeçare ndjen gjithnjë e më shumë ankth, jo për dashurinë, por për idenë që i dashuri mund t’i propozojë për martesë.

Një redaktore që del me një kuzhinier të njohur, vetëm për të zbuluar që “arti” i tij nuk shtrihet aspak në shtrat.

Një mësuese përballet me një partner me dëshirë seksuale gati të fikur, dhe nuk di nëse duhet të presë apo të largohet.

Një ekzekutive PR-je mendon se më në fund gjeti dikë ndryshe – derisa darka kthehet në një skenë me fetish për ushqimin.

Një shkrimtar i ndjeshëm i dërgon një letër të gjatë dhe të ndjerë ish-it të tij, por përfundon vetëm, me keqardhje.

Një grua largohet nga një takim me ndjenjën e një neverie të thellë që nuk di si ta shpjegojë.

Një përdoruese e Tinderit përputhet vazhdimisht me llojin më të keq të burrave — ata që të lënë pa fjalë, por jo për arsye të mira./ thecut.com

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco