Me kalimin e moshës, trupi dhe lëkura pësojnë ndryshime që ndikojnë edhe në mënyrën se si duken ngjyrat e veshjeve mbi ne. Ajo që dikur na bënte të ndiheshim rinore, sot mund të na theksojë defektet.
Ekspertët e modës paralajmërojnë se një nga gabimet më të zakonshme që bëjnë gratë pas të pesëdhjetave është zgjedhja e nuancave të gabuara, të cilat jo vetëm që zbehin freskinë, por edhe nxjerrin në pah çdo papërsosmëri të lëkurës.
Blogerja e njohur Margaret Mening paralajmëron për të kuqen, të cilën e konsideron një nga ngjyrat më të vështira për këtë grupmoshë. Ajo thekson se lëkura me kalimin e kohës bëhet më e ndjeshme dhe e skuqur, ndaj e kuqja shpesh e bën pamjen të duket më e pabarabartë dhe e lodhur. Po ashtu, edhe nuancat pastel mund të jenë problematike – tepër të zbehta, ato përzihen me tonin e lëkurës dhe zhdukin çdo lloj konturi natyral.

Në vend të tyre, ekspertët rekomandojnë ngjyra më të thella dhe elegante si bluja e errët, burgundia, jeshilja ulliri apo gri e sofistikuar. Këto ngjyra jo vetëm që e vënë në pah figurën dhe e përmirësojnë pamjen e lëkurës, por edhe japin një ndjesi serioziteti dhe elegance.
Aksesorët në ngjyra të forta mund të përdoren për të sjellë gjallëri në pamje, por me kujdes të shtuar për të mos rënë në kontraste të ashpra. Pra, pas të 50-ave, ngjyra nuk është thjesht çështje stili – është strategji. Një zgjedhje e mençur ngjyrash mund të rikthejë shkëlqimin, vetëbesimin dhe një ndjesi rinore të natyrshme.
© SYRI.net