FOTO/ Vajza e këngëtarit shqiptar do t’i bashkohet grupit OTR

FOTO/ Vajza e këngëtarit shqiptar do t’i bashkohet grupit OTR

12:54, 03/06/2017
A+ Aa A-
OTR ka mbledhur dhe vazhdon të mbledhë emra të njohur të showbizzit.

Çiljeta dhe Enca janë disa nga vajzat e labelit të krijuar nga Noizy dhe që drejtohet po nga ai, shkruan intv.al. Duket se e fundit që i është shtuar kësaj liste është vajza e një tjetër artisti. Bëhet fjalë për Keisin, vajzën e Sabianit. Ky i fundit ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram me të bijën dhe Noizyn poshtë së cilës shkruan: “Keisi i bashkohet OTR”. 17 vjeçarja simpatike, është e angazhuar si modele por kjo lëvizje mund të jetë edhe një tregues i përfshirjes në muzikë.

    Nëse është kështu, shpresojmë që Keisi të ketë edhe zërin siç ka paraqitjen. Në këtë rast, e sigurt është që do të ishte një nga emrat më të përfolur në showbizz.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco