Egla habit me deklaratën rreth të qenit nënë: 'Kaq shumë sa më ka peshuar mëmësia këtu brenda, ia vlen ta bëj një'

Egla habit me deklaratën rreth të qenit nënë: 'Kaq shumë sa më ka peshuar mëmësia këtu brenda, ia vlen ta bëj një'

18:35, 23/04/2024
A+ Aa A-

Në një ndër bisedat e pasdites së sotme në ambientet e jashtme të shtëpisë së Big Brother Vip Albania, aktorja Egla ka bërë një deklaratë befasuese ndërsa ishte në një bisedë të qetë me bashkëbanoren Erjolën.

Edhe pse është e njohur se nuk ka fëmijë, Egla ka ndarë me shikuesit dhe bashkëbanorët se ajo është e dashuruar dhe ka hapur zemrën sa i përket planit të saj për të qenë nënë.

Egla, e cila shpesh është ballafaquar me situata të vështira brenda shtëpisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për temat personale dhe ndjeshmërinë rreth mëmësisë.

Me një ton të mbushur me ironi, por edhe me një vendosmëri të qartë, Egla është shprehur se planifikon të bëhet nënë sapo të dalë nga shtëpia.

“Do i fus dhe unë një kalama kur të dalë moj Erjolë… sepse kot…. Një kaçurelse, do iki ta projektoj në zyrë direkt. Cak, cak, sytë kështu, rrelat kështu, pse jo? Do ta bëj,” ka thënë Egla. Ajo ka shtuar se nëna e saj është mësuar me idenë dhe madje e inkurajon për këtë hap: “Mami më lutet: ‘Bëje se ta rris unë!’, e unë i them më lër rehat moj grua se po vete sa ty. Por që le ta rrisi pse jo. Do ta mendoj, do ta bëj. Kam frikë mos mësohem keq dhe filloj i bëj në seri.”

Përmes kësaj deklarate, Egla dëshmon se përvoja brenda Big Brother, ka qenë më shumë se vetëm një lojë për të — ka qenë një udhëtim që ka prekur temën e thellë të dëshirës së saj për të qenë nënë, dhe tani duke se ajo është gati të bëjë hapat e ardhshëm në jetën e saj personale. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco