Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës: a funksionon vërtet?

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës: a funksionon vërtet?

22:37, 19/04/2024
A+ Aa A-

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas fizikut të patëmetë të Victoria Beckham duket se fshihet uthulla e mollës.

Ish-ylli i “Spice Girl” zbuloi se e nis çdo ditë me disa lugë uthull molle. Sipas Victoria Beckham, kjo pije e mrekullueshme e ndihmon atë të qëndrojë e dobët dhe në formë. Dhe shkenca duket se e vërteton një gjë të tillë.

Studimet e fundit në fakt kanë ofruar disa prova për të mbështetur këtë teori; duke zbuluar se kur njerëzit mbipeshë merrnin vetëm një sasi të vogël uthull molle çdo ditë, pas tre muajsh humbën deri në 6 kg.

David Beckham zbulon fotografi të bashkëshortes Victoria, (të papublikuara kurrë më parë)!

Shkencëtarët supozojnë se mund të ndikojë në metabolizmin, duke vepruar në enzimat e përfshira në tretje dhe duke rritur hormonet që lidhen me ngopjen. Në studimin e botuar në revistën BMJ Nutrition, Prevention and Health, studiuesit zbuluan se pas 12 javësh, ata që merrnin uthull musht panë humbje peshe të krahasueshme me atë të njerëzve që merrnin ilaçe kundër obezitetit.

Nëse konfirmohen këto studime, Victoria Beckham, si dhe fansa të tjerë të famshëm të uthullës së mollës si Jennifer Aniston, janë një hap përpara këtij trendi.

Megjithatë, ndërsa disa ekspertë janë entuziastë për përfitimet e mundshme, të tjerët janë më të kujdesshëm. Disa shkencëtarë kanë shprehur shqetësime për numrinrelativisht të vogël të kampionit të përdorur në studime dhe vlefshmërinë e testeve statistikore të përdorura.

Shkurtimisht, duket se nevojiten më shumë kërkime përpara se të shpallim uthullën e mollës si trendin më të fundit të humbjes së peshës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco