Me siguri ‘look’-u i ri i Hailey Bieber do të frymëzojë shumë vajza këtë verë

Me siguri ‘look’-u i ri i Hailey Bieber do të frymëzojë shumë vajza këtë verë

11:51, 15/04/2024
A+ Aa A-

Themeluesja e ‘Rhode’, Hailey Bieber ka ndryshuar së fundmi modelin dhe ngjyrën e flokëve.

Image

Me anë të një videoje në ‘Instagram’ ajo tregon transformimin: nga flokë të gjatë, ngjyrë çokollatë të errët, në flokë të shkurtër, ngjyrë mjalti, duke shkruar mbi të: ‘U ktheva te flokët e shkurtër’.

Ndonëse ky ndryshim ka befasuar disa, eksperimentimi me trendet e bukurisë është qëllimi që ka vendosur për këtë vit.

‘Kam dëshirë të rrezikoj me trendet e bukurisë dhe makijazhit, - u shpreh ajo në një intervistë kur u pyet për qëllimet për vitin 2024, - dhe të eksploroj më shumë.’

Image

Ndërsa u shpreh se tashmë e di se çfarë makijazhi preferon të përdorë në përditshmëri, por dëshiron ta dërgojë në një nivel tjetër. Ajo dëshiron të eksplorojë stile të ndryshme me pamjen e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco