'A të ka shkruar Fatjoni pas daljes?', përgjigjja epike e Rike Rocit pasi u pyet për ish konkurrentin e BBVA

'A të ka shkruar Fatjoni pas daljes?', përgjigjja epike e Rike Rocit pasi u pyet për ish konkurrentin e BBVA

17:30, 14/04/2024
A+ Aa A-

Rike Roci ishte e eliminuara e kësaj jave në formatin Big Brother VIP Albania, duke lënë përfundimisht shtëpinë.

Pas daljes, ajo ka qenë e ftuar në emisionin Fan Club, ku foli për rrugëtimin e saj në BBVA dhe sfidat të cilat kishte kaluar aty brenda.

Në kuadër të diskutimit të “aleancave” në këtë emision, Rike potencoi se do të ishte në një grup me Fatjon Kuçarin, ndonëse nuk do ta kishte lënë garën.

“Fatkeqësisht Fatjoni la lojën, unë do të isha në grup me Fatjonin”, u shpreh ajo.

Në kuadër të bisedës, Rike gjithashtu u pyet nëse i kishte shkruar Fatjoni pas daljes dhe përgjigjja ishte epike.

“Jo, sepse nuk e ka numrin tim”, u përgjigj ish-banorja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco