'Do ta dua gjithmonë'- Pas aludimeve për tradhti, aktorja e famshme konfirmon ndarjen nga William Levy

'Do ta dua gjithmonë'- Pas aludimeve për tradhti, aktorja e famshme konfirmon ndarjen nga William Levy

10:26, 12/04/2024
A+ Aa A-

Elizabeth Gutierrez i ka dhënë fund martesës me aktorin William Levy, dhe këtë herë, nuk ka kthim prapa.

Aktorja meksikane 45-vjeçare dhe ylli kubanez prej më shumë se 1 viti përfliteshin për një krizë në marrëdhënien e tyre.

Dhe aktorja në një intervistë për “Ely” ka folur për herë të parë për fundin e martesës me babain e fëmijëve të saj, Kailey, 14-vjeç, dhe Christopher, 14-vjeç, me të cilin është ndarë dy muajt e fundit.

45-vjeçarja ka rrëfyer se vendimi nuk ka qenë i lehtë, duke shtuar se vendosmëria për të mbyllur këtë kapitull të jetës së saj është kryesisht një premtim për veten për një fillim të ri dhe fokusohet në të ardhmen e saj dhe mirëqenien e fëmijëve.

“Aktualisht nuk jemi bashkë. Nga ana ime, nuk ka qenë kurrë për mungesë dashurie, thjesht mendoj se nuk jam e njëjta vajzë që kam qenë 20 vjet më parë që kam takuar. Ajo që duam në këtë moment është ndryshe. Do ta dua gjithmonë, do t’i uroj gjithmonë më të mirat dhe siç e kam thënë gjithmonë, duke qenë me mua apo jo, dua ta shoh të lumtur. U dashurova me buzëqeshjen e tij… dua ta shoh gjithmonë duke buzëqeshur. Une nuk e di; ka gjëra që nëse nuk ndryshojnë, duhet t’i ndryshosh. Dhe ky ishte opsioni që duhej të merrja”, Elizabeth Gutierrez.

Aktorja më pas shtoi: “Unë gjithmonë vendosja bast për marrëdhënien time. E doja Uilliam-in, mendoj se nuk është sekret që ai ishte dashuria e jetës sime. E doja sepse kemi jetuar shumë momente gjatë 20 viteve që ishim bashkë.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco