Pse e refuzojmë dikë kur tregon shumë interes ndaj nesh?

Pse e refuzojmë dikë kur tregon shumë interes ndaj nesh?

19:17, 11/04/2024
A+ Aa A-

Njohja mes dy personave si fillim është shumë emocionuese dhe shoqëruohet me ndjesi të bukura. Mirëpo ndodh që nëse tregoni më shumë sesa duhet interes në fillimet e një lidhjeje, gjërat mos shkojnë siç duhet më vonë, shkruan Marie Claire.

Dikush do t’ju kërkojë të dilni më shpesh ose t’ju dërgojë mesazhe të vazhdueshme dhe t’ju përgjigjet shumë shpejt. Këto janë shenja se së shpejti ai/ajo do t’ju shprehë pëlqimin.

 

Dhe, sigurisht, pas kësaj ju largoheni ngadalë. Kjo na ka ndodhur të gjithëve nga të dyja palët. Shumë prej nesh e shijojnë gjuetinë dhe kur mbaron humbasim interesin.

Por pse ndodh kjo?

Nëse humbisni interesin kur personi tjetër zbulon se ju pëlqen vërtet, atëherë ndoshta nuk ndiheni rehat me intimitetin. Kur dikush shpreh ndjenjat e tij, atëherë kjo do të thotë që marrëdhënia po përparon dhe ka perspektiva të bëhet diçka më serioze.

“Kur marrëdhënia bëhet më e ngushtë, ne bëhemi më të pambrojtur. Pra, ne mund të lëndohemi më lehtë ”, vëren Jesse Kahn, punonjës social dhe drejtor i Kolektivit të Terapisë Gjinore dhe Seksualitetit në Nju Jork, një qendër ku shkencëtarët dhe psikologët e shëndetit fokusohen në marrëdhëniet njerëzore dhe çështjet e gjinisë dhe seksualitetit.

Pra, kur largohemi nga dikush që shpreh ndjenjat e tij ndaj nesh, ne në thelb po përpiqemi të mbrojmë veten. “Ka njerëz që ndihen më të sigurt kur dikush i refuzon sepse është më normale dhe më e lehtë për ta ”, thotë Jesse Kahn.

Kjo, sigurisht, nuk është e vetmja arsye që ne refuzojmë dikë kur bëhet më… emocionalisht i ngutshëm .
Shkaku i dytë, sipas Kahn, është mundësia që personi tjetër të na japë përshtypjen e të varurit.

“Tregon pjekuri kur dikush është i pavarur dhe shprehja e ndjenjave tuaja shumë shpejt dhe shumë fort mund të perceptohet nga tjetri si… dëshpërim” .

Nëse trembeni shumë lehtë nga intimiteti që shpreh personi tjetër, atëherë përpiquni të mbani mend se si keni reaguar në situata të ngjashme në të kaluarën ose kur keni qenë në vendin e personit të emocionuar, sugjeron Kahn.

“Në këtë mënyrë do të mund të vendosni në një klasë ndjenjën e çuditshme të distancës që dëshironi të mbani dhe të shprehni me qetësi atë që ndjeni. Nëse ju pëlqen vërtet personi tjetër, është turp të humbni kontaktin vetëm sepse ai u emocionua më shumë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco