Doli nga burgu 9 vite pasi vrau nënën, Gypsy Rose ndahet nga partneri

Doli nga burgu 9 vite pasi vrau nënën, Gypsy Rose ndahet nga partneri

15:40, 29/03/2024
A+ Aa A-

Vetëm tre muaj pasi u lirua nga burgu pasi kreu 9 vite, për një komplot me të dashurin e saj të atëhershëm për të vrarë nënën e saj në vitin 2015, Gypsy Rose Blanchard është ndarë nga burri me të cilin u martua pas hekurave. 32-vjeçarja njoftoi ndarjen e saj nga Ryan Scott Anderson në faqen e saj personale në Facebook.

“Shumë njerëz më pyesin se çfarë po ndodh në jetën time. Fatkeqësisht, unë dhe bashkëshorti im u ndamë dhe u vendosa në shtëpinë time. Familja dhe miqtë e mi më mbështesin dhe më ndihmojnë ta kaloj atë. Po mësoj të dëgjoj zemrën time. Tani për tani më duhet kohë për t’ia lejuar vetes të zbuloj se kush jam unë”,- ka shkruar Gypsy Rose Blanchard në postimin e saj.

Çifti u martua në korrik 2022 brenda burgut, në një ceremoni të shkurtër pa të ftuar. Pas daljes nga burgu, 32-vjeçarja kishte shprehur dëshirën për të bërë një ceremoni të dytë në një kishë, ku të ishin të pranishëm të gjithë njerëzit e tyre të dashur. Në javët e para të lirisë, Gypsy Rose foli shpesh se sa e lumtur ishte me bashkëshortin e saj, të cilin nuk ngurroi ta mbronte përballë komenteve keqdashëse për paraqitjen e tij në rrjetet sociale. Si duket pas lirimit të saj nga burgu gjërat mes çiftit nuk kanë shkuar dhe aq mirë.

Në vitin 2015, Gypsy Blanchard dhe i dashuri i saj në atë kohë, Nicholas Godejohn, të cilin e njohu në rrjetet sociale, u arrestuan për vrasjen e nënës së saj. Si rezultat, Gypsy Blanchard u dënua me 10 vjet pasi u deklarua fajtore për vrasje të shkallës së dytë, ndërsa Godejohn, i cili kreu sulmin, u dënua për vrasje të shkallës së parë dhe u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco