'Romeo është kokë e këmbë i dashuruar, por Heidi do lojën'/ Lediona flet për çiftin: Më ka ardhur keq

'Romeo është kokë e këmbë i dashuruar, por Heidi do lojën'/ Lediona flet për çiftin: Më ka ardhur keq

11:27, 29/03/2024
A+ Aa A-

Lediona Xheladinaj së fundmi teksa ishte e ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ndër të tjera ka folur edhe për lidhjen e Romeo Veshaj me Heidi Baçin. 

“A është Romeo i dashuruar me Heidin?” e pyeti moderatorja, ndërsa ish-banorja e “BBVIP” tregoi se ndonëse ajo ishte ndër të parët që ka menduar se çifti janë ndarë për lojë, aktori është kokë e këmbë i dashuruar me Heidin.

Megjithatë sipas Ledionës, Heidi nuk ka të njëjtat ndjenja si Romeo, pasi ajo do më shumë lojën brenda shtëpisë sesa partnerin e saj.

“Është kokë e këmbë i dashuruar. Më ka ardhur keq kur e kam parë kur i ka thënë Heidit hajde dalim jashtë edhe pse Heidi e do shumë lojën dhe nuk dorëzohet. Si lojtare brenda lojës. Përderisa nuk zgjodhi që të lërë lojën, do më shumë lojën se Romeon.”– tha Lediona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco