Piratët e Karaibeve do të vazhdojnë pa Johnny Depp

Piratët e Karaibeve do të vazhdojnë pa Johnny Depp

13:11, 27/03/2024
A+ Aa A-

Producenti i “Pirates of the Caribbean” deklaroi se një rindezje e serisë së famshme është në punë e sipër, por pa Johnny Depp në bord.

Piratët e Karaibeve mund të rikthehen në ekrane në një të ardhme të afërt, edhe pse këtë herë pa liderin e tyre famëkeq. Producenti i serialit Jerry Bruckheimer ka thënë se ai planifikon ta vazhdojë ekskluzivitetin prej 4.5 miliardë dollarësh gjatë një interviste me ComicBook.com dhe aludoi se nuk do të mbështetet në rikthimin e aktorit kontrovers Johnny Depp si personazh kryesor – Kapiteni  Jack Sparrow.

Bruckheimer e kishte konfirmuar në vitin 2022 se Depp nuk do të ngjitej në kuvertë për një seri të gjashtë.

Pas filmit të pestë dhe më të fundit Dead Men Tell No Tales në 2017, Depp u përfshi në një gjyq të diskutueshëm për shpifje me aktoren dhe ish-bashkëshorten e tij Amber Heard. Gjyqi i vitit 2022 dominoi mediat pasi Depp e fitoi me sukses një padi kundër Amber Heard.

Megjithë fitoren e tij në gjyqin në SHBA, Depp e humbi një padi të ngjashme për shpifje kundër Amber Heard në Mbretërinë e Bashkuar – dhe aktori është bërë i padëshirueshëm në Hollywood që atëherë.

Gjatë gjyqit, Depp dhe ish-bashkëshortja Heard u pyetën për rikthimin e mundshëm të aktorit në serialin Pirates. 

“Fakti është, zoti Depp, nëse Disney do të vinte tek ju me 300 milionë dollarë dhe një milion alpaka, asgjë në këtë tokë nuk do t'ju shtynte të ktheheshit dhe të punoni me Disney në një film të Piratëve të Karaibeve? E saktë?”, e pyeti avokati i Amber Heard, z.Ben Rottenborn.

"Kjo është e vërtetë, zoti Rottenborn," u përgjigj ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco