Nicole Kidman i bashkohet trendit të flokëve të shkurtër dhe duket kaq ndryshe

Nicole Kidman i bashkohet trendit të flokëve të shkurtër dhe duket kaq ndryshe

12:32, 26/03/2024
A+ Aa A-

Ky është momenti i Nicole Kidman që të befasojë njerëzit, me ndryshimin në pamjen e jashtme!

Image

E kthyer tashmë në një trend, sidomos në radhët e grave të famshme, modeli bob i flokëve është “përqafuar” edhe nga fituesja e Oscar-it, Kidman, e cila zbuloi ndryshimin drastik të flokëve përmes një postimi në Instagram.

Flokët e gjatë në nuancën e biondes në luleshtrydhe, ia kanë lënë vendin flokëve të shkurtër në tonet e biondes së akullt.

Artistja e grimit, Gucci Westman ishte ajo që publikoi një foto nga prapaskenat e sflilatës së Balenciaga-s, ku e ulur në një karrige shfaqet edhe aktorja me modelin e ri të flokëve të shkurtër dhe me ngjyrën e re të biondes.

Image

Ky ndryshim drastik i flokëve të Kidman është i dyti pas atij në filmin “Expats”, ku aktorja u shfaq me flokë super të shkurtër bob, por më të harkuar në pjesën fundore.

Vitet e fundit, Nicole ka preferuar që t’i qëndrojë besnike flokëve të gjatë, shpesh me onde ose kaçurrela, në nuancën e biondes së theksuar.

Gjithsesi, ne mendojmë se Nicole shkëlqen edhe me këtë look të ri!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco