Shqiptarët e suksesshëm në botë nuk janë të paktë, por impakti i tyre sa vjen dhe rritet. I tillë është rasti i dy të rinjve shqiptarë Amarildo Sterkaj dhe Kristian Cuku, themeluesë të Extra Dubai dhe Shqipëri, agjensi që merret me pasuritë e paluajtshme.
Përveç shërbimeve ndaj investitorëve shqiptarë të cilët kanë vendosur të investojnë në Dubai nëpërmjet kompanisë Extra Group, gama e gjerë e shërbimeve të Amarildo Sterkaj dhe Kristian Cukut ka joshur edhe VIP-a të njohur ndërkombëtarë.
I tillë është rasti i reperit të njohur Kanye WEST, i cili ka investuar në Dubai në një pronë ekskluzive të agjensisë Extra Dubai.
Kanye iu ka besuar një vlerë marramendëse mbi 80 milionë dollarë dy djemve shqiptarë në Dubai.
Reperi ka vendosur të investojë në një pronë super luksoze rreth 8 mijë metra katrorë në një një zonë rezidenciale.
Për rastin në fjalë kanë shkruar edhe mediat prestigjioze ndërkombëtare.
Dy sipërmarrësit shqiptarë tregojnë për emisionin “Kush Paguan” se Kanye nuk është i vetmi nga VIP-at ndërkombëtarë që iu ka besuar atyre investime me vlera marramëndëse.
Për më tepër ndiqni episodin e plotë të emisionit “Kush Paguan” në Syri TV:
© SYRI.net