Ndahet nga jeta ylli i 'Brooklyn Nine-Nine'

Ndahet nga jeta ylli i 'Brooklyn Nine-Nine'

12:32, 13/12/2023
A+ Aa A-

Andre Braugher, i njohur për rolin e tij si kapiteni Holt në serialin komik “Brooklyn Nine-Nine” është ndarë nga jeta të hënën, si pasojë e një sëmundjeje nga e cila vuante prej kohësh. Aktori ndërroi jetë në moshën 61-vjeçare.
 
Lajmin e bëri me dije Jennifer Allen, zëdhënësja e aktorit të ndjerë, e cila konfirmoi lajmin e hidhur për ET.
 
Braugher ka marrë rolin e parë në filmin “Glory” (1989), më pas në dramën policeske “Homicide: Life on the Street), ku fitoi edhe dy çmime Television Critics Association, në vitet 1997 dhe 1998, si dhe një çmim Emmy në 1998-ën, por u bë mjaft i famshëm dhe i dashur për publikun në rolin e tij ikonik si kapitoni Holt në serialin “Brooklyn Nine-Nine”.

Performanca e tij si kapiteni që nuk ndryshonte mimikën në “Brooklyn Nine-Nine” u nominua në çmimet Emmy.

Andre lindi më 1 korrik 1962 në Illinois dhe la pas bashkëshorten e tij Ami dhe 3 fëmijë. Ende nuk dihen detaje mbi sëmundjen dhe shkakun e vdekjes së aktorit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco