Krijoi flamurin më të madh në botë për rekord Gunnes/ Arbnore Fejza: Asnjë ndihmë nga ministria e Kulturës

Krijoi flamurin më të madh në botë për rekord Gunnes/ Arbnore Fejza: Asnjë ndihmë nga ministria e Kulturës

09:19, 28/11/2023
A+ Aa A-

Arbnora Fejza Idrizi synon të thyejë një tjetër rekord botëror. Artistja nga Kosova ka realizuar një mozaik me rastin e festave të 28-29 Nëntorit, i përbërë nga 120 mijë origami, dhe përfaqëson flamurin kombëtar.

I ndërtuar në qytetin kosovar të Skënderajt, mozaiku zë një sipërfaqe prej 1300 metrash katrorë.

E ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto', Arbnora ka treguar se ndonëse ka kërkuar ndihmë nga 'Ministria e Kulturës' në Shqipëri, përmes një emaili ata e kanë njoftuar se fondet e këtij viti janë ezauruar dhe se do ta mirëpresin një herë tjetër projektin e saj.

Image

Megjithatë si duket falë mbështetjes së 'Ministrisë në Kosovë' ajo ka vazhduar me projektin duke realizuar sot flamurin tonë kombëtar përmes një mozaiku, i cili ka pamje fantastike.

Pjesë nga biseda:

Arbnora Fejza: ‘Këtë punim e kam bërë me dashurinë më të madhe meqënëse jemi rritur me flamurin kombëtar dhe ndoshta dashuria më ka bërë që edhe unë të bëj diçka për Shqipërinë, Të bëj diçka të madhe dhe të jaShtëzakonshme.

Për të realizuar këtë projekt më është dashur një muaj që të punoj me pjesën e letrës gjë që ka qenë shumë e vështirë për arsye se ka dashur kohë që të realizohet edhe fletëpalosja, pra janë 120 mijë pjesë për një muaj.

Janë dashur rreth 3 ditë që të punoj në një palestër për të bërë shtrirjen e flamurit ku ka dashur një mund e një kohë të gjatë për arsye se flamuri kombëtar ka qenë më i ndërlikuar edhe ka dashur një kohë të gjatë.

Për këtë process na ka ndihmuar shuëm Ministria e Kulturës në Kosovë, disa ministri të tjera këtu dhe disa sposora privat si dhe një grup vullnetarësh që kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e kësaj pune kur realizohet finalizimi. 

Nga 'Ministria e Kulturës' së Shqipërisë kam bërë aplikimin për të prezantuar projektin, mirëpo ata më kanë thënë që kësaj radhe i kanë ndarë mjetet për disa gjëra të tjera kështu që ju mirëpresim herët e tjera.

Me thënë të drejtën kam pritur mbështetje nga Shqipëria edhe planet kane qenë që të bëhet ky projekt në Shqipëri që të më sigurojnë një hapësirë të madhe dhe të më mbështesnin financiarisht dhe në fakt më kanë befasuar me refuzimin.

Por nuk dua të lë pa falenderuar mbështetjen e 'Ministrisë së Kosovës', pa diskutim sepse ata më kanë mbështetur lidhur me këtë projekt.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco