Veprimi ndaj Lumbardhit, ‘Vëllai i Madh’ merr vendimin për Ganiun

Veprimi ndaj Lumbardhit, ‘Vëllai i Madh’ merr vendimin për Ganiun

08:45, 28/11/2023
A+ Aa A-

Spektakli i djeshëm i ‘Big Brother Vip Kosova’ ka nisur me sqarime të situatave dhe debateve që kanë ndodhur gjatë javës. E njëri prej tyre ishte edhe përplasja mes Ganiut dhe Lumbardhit, i cili ka degraduar në ofendime dhe ngritje të tonit të zërit, duke shqetësuar banorët e tjerë.

Në ‘prime-in’ e sotëm është transmetuar gjithë momenti i ‘zënkës’, ku pas së cilës Ganiu pranoi se e kishte tejkaluar me veprimet dhe tonin e zërit ndaj Lumbardhit, duke thënë se nuk është krenar për mënyrën si është sjellë, por shtoi se e gjitha ka ndodhur për shkak të ngarkesës emocionale që ai ka patur ditët e fundit.

Megjithatë, duke qenë se sjella e tij është në shkelje me rregulloren e ‘BBVK’, ‘Vëllai i Madh’ ka marrë një vendim të papritur.

“Gani, rrugëtimi i juaj i deritanishëm në Big Brother VIP Kosova është përshkruar shpesh me sjellje të papërshtashme.

Janë evidente fjalori ofendues, gjuha dhe veprimet e dënueshme ndaj banorëve të tjerë, veçanërisht në debatin e fundit me Lumin. Pasi fatmirësisht cënimi fizik ka munguar deri tash, unë fatin tënd në lojë shkaku i sjelljeve tuaja kam vendosur t’ia lë në dorë publikut. Për këtë arsye sonte do të hap një televotim me pyetjen ‘A duhet Ganiu të qëndrojë në shtëpi?’”, thuhet në zarf.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco