Çfarë?! Familja Kardashian ende s’e ka takuar bebin e Kourtney & Travis

Çfarë?! Familja Kardashian ende s’e ka takuar bebin e Kourtney & Travis

15:17, 11/11/2023
A+ Aa A-

Kourtney dhe Travis u bënë prindër të bebushit Rocky disa ditë më parë, por familja Kardashian ende s’e ka takuar bebushin, pasi Kourt ka një rregull strikt që mund ta themi shkurt e qart: “Hajdeni kur t’ju ftoj!”.

Ylli i “The Kardsashians” ende nuk ka ftuar familjart e saj dhe do ta prezantojë atë me motrat, vëllain dhe të ëmën Kris në një tjetër moment, pasi tani, si prioritet ka pushimin.

Image

Për momentin, Kim s’ka marrë një ftesë dhe e para që do e takojë bebushin do të jetë sigurisht, Kris Jenner. Sa i përket fiksimit që ka Kourt për mikrobet, sërish e ka gjetur një zgjidhje: “Kourt ka thënë se për shkak të mikrobeve, që ta mbajë bebin të sigurt dhe të mos e ekspozojë nga ndonjë rrezik i mundshëm, ka një strategji që lidhet me kohëzgjatjen e mbajtjes së bebit në krahë”.

Kourt është gjithashtu nënë e 3 fëmijëve: Mason, 13 vjeç, Penelope, 11 vjeç dhe Reign, 8 vjeç. Edhe Travis ka një djalë, Landon (20 vjeç) dhe një vazjë, Alabama (17 vjeç) me ish-bashkëshorten, Shanna Moaklar. Gjithashtu, ka birësuar edhe thjeshtrën e tij, Atiana, të bijën e Shanna-s me Oscar De La Hoya.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco