Ç’duhet të dish për ‘mikro-tradhtinë’?

Ç’duhet të dish për ‘mikro-tradhtinë’?

14:12, 11/11/2023
A+ Aa A-

Ka tradhti që ndodhin dhe pikë, tradhti emocionale, por edhe ‘mikro-tradhti’, të cilat janë paksa të vështira për t’u kuptuar.
 
Si fillim, le të shpjegojmë se ç’është ‘mikro-tradhtia’ – Është një term i përdorur për veprimet e vogla, të cilat nuk shkojnë deri në tradhti fizike. Janë disa lëvizje të rrezikshme, për të cilat mund të pendohesh më vonë. Sipas Tammy Nelson, terapiste çiftesh dhe autore e “The New Monogamy: ­Redefining Your Relationship After Infidelity”, ‘mikro-tradhtia’ ndodh kur krijohen mundësi të vogla për veprime dhe sjellje që ti thellë brenda vetes i konsideron njëfarë tradhtie.

Shembuj të ‘mikro-tradhtisë’

Pëlqen foton ose i bën dikujt komente flirtuese

I dërgon mesazhe dikujt, por këtë e bën në mënyrë sekrete dhe intime

I tregon dikujt detaje eksplicite

Kalon kohë me dikë, edhe pse e di që mes jush ka kimi dhe tërheqje seksuale

Flirton me dikë në mënyrë ‘të pafajshme’ dhe e justifikon me “po tallesha”, apo “ç’të keqe ka”

I mban partnerit/es sekrete

Pse njerëzit bëjnë ‘mikro-tradhti’?

Njerëzit kanë tendencën të shkojnë drejt ‘mikro-tradhtisë’ për një sërë arsyesh. Për disa, mund të jetë kërkim vëmendje apo validimi nga njerëz jashtë lidhjes, sidomos nëse nuk ndihen të vlerësuar nga personi që kanë në krahë.
 
Për disa të tjerë, mund të jetë edhe thjesht tërheqje ndaj personit të tretë, pa u përfshirë emocionalisht.
 
Gjithsesi, cilado qoftë arsyeja, ‘mikro-tradhtia’ është lënduese për partnerin/en dhe dëmton besimin dhe lidhjen emocionale të një çifti.

Shenjat e ‘mikro-tradhtisë’

Nëse dyshon se partneri/ja po të tradhton, këto shenja mund të të ndihmojnë ta kuptosh më qartë situatën:
 
E ke kapur duke thënë se është single

Flet me ish-in
 
Fsheh telefonin
 
Ka aplikacione dating të shkarkuara
 
E gjen shpesh te profili i dikujt në rrjetet sociale dhe sheh që s’është kursyer me like dhe komente
 
Mundohet të lërë një përshtypje sa më të mirë tek të tjerët
 
Flet dhe shkruan për seksin me dikë tjetër
 
Të gënjen kur e pyet se me kë po flet
 
Shkëmben foto ‘të tepruara’ me dikë tjetër

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco