Skandal në Pallatin mbretëror danez, zbulohet udhëtimi sekret i Princit të kurorës me aktoren meksikane

Skandal në Pallatin mbretëror danez, zbulohet udhëtimi sekret i Princit të kurorës me aktoren meksikane

09:53, 11/11/2023
A+ Aa A-

Më 25 tetor rreth orës 19:00 një burrë me mjekër dhe një bionde simpatike po ecnin krah për krah dhe po flisnin me zë të ulët në parkun El Retiro të Madridit.

Dy burra i ndiqnin më mënyrë diskrete çiftin.

Ata ishin truproja e princit Frederik 55 vjeç, trashëgimtar i fronit të Danimarkës, i cili kishte bërë një vizitë rrufe në kryeqytin spanjoll dhe kishte kaluar një ditë të tërë me 47 vjeçaren Genoveva Casanova, një aktore me origjinë meksikane.

Çifti dukej i qetë në shëtitjen e tyre por dy javë më vonë më 8 nëntor jeta e tyre u përmbys kur skandali u publikua nga revista spanjolle Lecturas, e cila publikoi foto të danezit gjakblu dhe aktores meksikane nga shëtitja e tyre në park, nga vizita e tyre në një ekspozitë me vepra të Piccaso-s, nga darka e tyre romantike në një restorant në qendër të Madritit.

Image

Gjithashtu revista shkruan se bashkëshorti i Princësh Maria dhe babai i katër fëmijëve kaloi natën në apartamentin e aktores dhe herët në mëngjes një makinë e ambasadës danez e çoi atë në aeroport.

Në atë kohë, Princesha Mary ishte larg për një udhëtim në Nju Jork.

Romanca e djalit të mbretëreshës së Danimarkës me aktoren ka qenë në qendër të vëmëndjes që prej 8 nëntorit, jo vetëm shtypin spanjoll por edhe në mediat në Danimarkë dhe në Meksikë, vendi i origjinës së Casanovas. 

Gazeta daneze Ekstra Bladet kritikon Pallatin dhe raporton se familja mbretërore poston në llogarinë e saj zyrtare në Instagram për gjithçka, përveç çështjes së diskutueshme. 

E njëjta gazetë shkruan se megjithëse Casanova pohon se është vetëm “shoqe” me trashëgimtarin e fronit, dihet se asaj i pëlqen të “lëvizë” në rrethet aristokratike.

Kush është gruaja që “kërcënon” martesën e princit të kurorës së Danimarkës

Udhëtimi i Prinict Federico më 25 tetor në Madrid ishte “i fshehtë”, zbuloi Luis Pliego, redaktori i revistës Lecturas, në një emision televiziv të Rrjeti Telecinco. 

Pas përmasave të romancës së përfolur, 47-vjeçarja ka lëshuar fillimisht një deklaratë  përmes avokatëve të saj, në të cilën thekson se publikimet për lidhjen e saj të supozuar romantike me Fredericon janë “thashetheme dashakeqe dhe kategorikisht të pavërteta”. 

Nga ana e tij, Pallati lëshoi ​​vetëm një deklaratë modeste në të cilën thotë: “Ne ndjekim një politikë të mos komentimit apo konfirmimit të detajeve të çështjeve private. Për më tepër, ne dëshirojmë të theksojmë angazhimin tonë për të respektuar privatësinë e anëtarëve të familjes mbretërore, përfshirë Princin e Kurorës”.

Ginoveva Casanova lindi në Meksikë dhe rreth të 20-tave u transferua në Spanjë. 

Ajo merrej me aktrim, modeling dhe u shfaq në reality show.

 Në vitin 2005 ajo u martua me aristokratin spanjoll  Cayetano Martinez de Irujo, djalin e dukeshës miliardere të Alba-s, e cila vdiq në vitin 2014, duke lënë pas një pasuri marramëndese. 

Nga martesa e saj me aristokratin spanjoll, Casanova ka dy binjakë, një djalë, Luis dhe një vajzë, Amina. 

Çifti u divorcua në vitin 2007, por mbeten në marrëdhënie të mira. 

Më pas aktorja simpatike pati një lidhje me ish-ministrin spanjoll të drejtësisë, Jose Maria Misavilla , ndërsa u bë e ditur se ajo po takohej edhe me Gonzalo Vargas Llosa , djalin e Mario Vargas Llosa, shkrimtarit peruan që u nderua me çmimin Nobel në Letërsi në vitin 2010.

Lidhja e saj me këngëtarin e njohur meksikan Luis Miguel , me nofkën “ Frenk Sinatra latin”, nuk u konfirmua asnjëherë, as nga ajo dhe as nga këngëtari, i cili e mban jetën e tij personale larg syrit të publikut.

Ndërsa Princesha Mari duket se është mësuar me vështirësitë e jetës së saj bashkëshortore. 

Kështu, gjatë vizitës zyrtare treditore të çiftit mbretëror spanjoll në Kopenhagë, ajo tregoi gjakftohtësi dhe respektim të protokollit.

 Ajo u fotografua duke buzëqeshur me Frederik, Mbretëreshën e Danimarkës, Felipe dhe Letitia, ndërsa burri i saj e përqafoi atë për të larguar thashethemet që po kërcënojnë Pallatin mbretërorë të Danimarkës.

ImageGenoveva Casanova

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco