Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Në këngën e re Ledri Vula i referohet raportit me Sarën dhe dramës me Dafinën?!

Në këngën e re Ledri Vula i referohet raportit me Sarën dhe dramës me Dafinën?!

17:19, 09/11/2023
A+ Aa A-

Të gjithë po presin një reagim nga Sara Hoxha dhe Ledri Vula lidhur me lajmet e ndarjes që kanë pushtuar rrjetin prej javësh. E kur të dy vijojnë të qëndrojnë në heshtjen, fansat i janë drejtuar këngës së re të reperit “Paranormal” duke analizuar tekstin në mënyrë që të zbërthejnë diçka.

E lë të themi se nuk kanë dalë pa asgjë, pasi Ledi është kujdesur të japë ‘material’. Kështu, në teksti ai përmend ‘dasmën’ dhe ‘ndarjen’, por pa na treguar si qëndron e vërteta e raportit të tij.

“Do po mvesin kur o dasma e do po presin kur po dana.”- thuhet në tekst. E le të themi se Ledri është i vetdijshëm se çfarë bën zhurmë dhe shet.

Thënë kjo, në një varg duket se ai i referohet edhe dramës me Dafina Zeqirin.

“Ku ku ku ku ku ku po shkon pa mu, tutna ma fut bllok me ta komentu.”- thotë ai.

Për rikujtesë, Ledri i komentoi Dafinës në një postim lidhur me vargun e tyre të njëjtë “T’i kom dhon krejt”. Pas kësaj u vu re se këngëtarja e hoqi atë dhe Sarën nga Instagrami, por nuk përjashtohet që edhe t’i ketë bllokuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco