Dy fjalë nga Turjan Hysko për dhunën e ushtruar ndaj 3-vjeçares: Qava sot!

Dy fjalë nga Turjan Hysko për dhunën e ushtruar ndaj 3-vjeçares: Qava sot!

15:05, 09/11/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopsht privat në kryeqytet më 1 nëntor, ku edukatorja dhunoi një vajzë trevjeçare, aq sa i la të thyer njërën këmbë.

Rasti është publikuar nga emisioni “Stop”, të cilit prindërit e fëmijës iu drejtuan pasi nuk ngjarja e ndodhur me fëmijën e tyre po manipulohej nga organet përkatëse të drejtësisë.

Lidhur me këtë ngjarje së fundmi ka reaguar edhe Turjan Hysko, me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram, ku shpreh dhimbjen për vajzën trevjeçare dhe vlerësimin e madh që ndjen për dy prindërit e saj.

“Qava sot! Pashë videon e vajzës 3-vjeçare! Atara për pak muaj mbush 3 vjeçe... vij vërdallë nëpër shtëpi e nuk di se çfarë duhet të bëj, si baba, si burrë, si person publik, si qytetar... nuk di! Më vjen të shkoj te shtëpia e asaj familjes e ti përqafoj! I ati bënte dy punë për të ardhmen e gocës!

Një çift normal që sakrifikojnë dhe kanë menduar që kopshti privat është i sigurt, i duhuri për fëmijën e tyre. Njerëz të mirë! Kam menduar se çfarë do t’i bëja unë asaj. Oooo sa gjëra kam menduar, por në fakt i dobët do isha unë! Prindërit e vajzës sot na dhanë një mësim të gjithëve si shoqëri! Dhuna prej vitesh po pjell dhunë!

Ndoshta ka ardhur koha që ti themi stop duke u bërë më të mirë, jo duke u përgjigjur me dhune...”,  shkruan ai në postimin e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco