Ndërron jetë aktorja Katia Nikolaidou, vuante nga kanceri

Ndërron jetë aktorja Katia Nikolaidou, vuante nga kanceri

22:26, 08/11/2023
A+ Aa A-

Aktorja Katia Nikolaidou ka ndërruar jetë të mërkurën, pas një beteje me kancerin.

Vdekja e saj u njoftua nga vëllai i saj.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan:  “Dashuria ime… motra ime.. gjaku im…luftëtarja ime!!! Sot e engjëjve... zgjodhe ditën që vajza ime të udhëtojë drejt përjetësisë!!! Sot një tjetër engjëll do të jetë në parajsë...engjëlli im!!! Perdja ka rënë dashuria ime… por dritat do të qëndrojnë ndezur… ashtu si jeta jote që ishte plot dritë… Engjëlli im motra ime nuk do të vendos sfond të zi… e bardhë e zymtë si gjithë jeta jotedashuri deri ne pafundesi !!!!! Pusho motra ime pusho vajza ime luftëtarja ime !!! Nuk do të më largosh nga mendja asnjë minutë derisa të vijë koha për t'u takuar përsëri!!! Të dua, ëngjëlli im!!!"

Katia Nikolaidou ka lindur në vitin 1965 në Egaleo.

Ajo u shfaq për herë të parë në një rol televiziv në vitin 1992 në serialin "Departamenti i Moralit" dhe pasuan shumë paraqitje në seriale televizive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco