Çanta kamoshi: për t'u dukur IN këtë sezon!

Çanta kamoshi: për t'u dukur IN këtë sezon!

15:19, 08/11/2023
A+ Aa A-

Kushdo që thotë se stili ‘boho’ i përshtatet vetëm verës, thjesht gabon! Në fakt, ne jemi të varur prej tyre praktikisht gjatë gjithë vitit, sidomos kur bëhet fjalë për gjërat e domosdoshme si thekë, xhaketa kamoshi, çizme dhe sigurisht.. çantat tona të dashura prej kamoshi!

Për vjeshtë-dimër 2023 nuancat kryesore variojnë nga nuancat më natyrale si bezha, rëra, gri ose kafe, deri tek ato më të forta si e kuqja, mustarda, portokallia ose vjollca.

Ajo që i karakterizon çantat prej kamoshi, përveç butësisë ekstreme, është padyshim finitura mat tipike e kamoshit që na pëlqen aq shumë, e cila na lejon të eksperimentojmë me shumë kombinime të ndryshme, të gjitha super shik.

Duken shkëlqyeshëm me fustane të gjata dhe çizme lëkure, me funde midi dhe pulovra të buta, por kombinohen në mënyrë perfekte edhe me pamje totale xhins..

Me pak fjalë, çantat kamoshi nuk mund të mos zënë një vend nderi mes çantave të dimrit. Për t'ju ndihmuar në zgjedhjen e vështirë të modelit të duhur për ju, ne kemi përzgjedhur versionet më interesante që mund të shihni..

Galeria fotografike: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco