Nga dhuna në vilën luksoze në Turqi, te tradhtia me shoqen e ngushtë, historia dramatike e futbollistit shqiptar që braktisi modelen 2 muaj para dasmës

Nga dhuna në vilën luksoze në Turqi, te tradhtia me shoqen e ngushtë, historia dramatike e futbollistit shqiptar që braktisi modelen 2 muaj para dasmës

09:41, 04/11/2023
A+ Aa A-

Vesa Vllasaliu ka qenë një nga banoret më të përfolura të edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”. Historia e saj e dashurisë me Mërgim Berishën përfundoi keq vitin e shkuar, duke u bërë objekt edhe i mediave turke.

Por tashmë ajo ka zbuluar disa detaje të reja, që e kanë bërë këtë histori të denjë për një telenovelë. Në një rrëfim para banorëve, Vesa e përlotur ka kujtuar se si nuk e dëgjoi babain kur i thoshte se diçka nuk shkonte me lidhjen e tyre.

“I kam pasur raportet keq, sepse babai nuk ka dashur që unë të jem me të. Ai e ka ditur prej fillimit që diçka nuk shkonte”.

Mirëpo së fundmi vëllai i futbollistit u është përgjigjur akuzave të saj ndaj Mërgim Berishës për tradhti me shoqen e saj të ngushtë. Besarti pretendon se ka qenë Vesa, ajo e cila e ka shkëputur futbollistin nga kontakti me familjen.

“Ajo ka dashur që Mërgimi të ndërpresë kontaktin me familjen. Ne me Mërgimin s’kemi mundur të flasim në telefon, vetëm nëse ai ka qëlluar vetë”.

Ai gjithashtu tregon se ka pasur momente kur Vesa është sjellë keq me Mërgimin në ambiente publike në sy të të tjerëve.

“Kjo i ka thënë Mërgimit: ‘Ti je bastard si babai yt’. Plus familjen tonë na ka ofenduar, na ka sharë. Pastaj është munduar t’ia ndërpresë Mërgimit lidhjen me familjen”.

Vesa u shpreh se ishte pikërisht shoqja e saj që i mori partnerin. Edona Rudaku, sot bashkëshortja e Mërgim Berishës mohoi akuzat nga Vesa Vllasaliu, se ajo është shoqja që i ka marrë burrin.

“Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet”, – tha Edona Berisha. Por ndryshe tregojnë fotot, ku vajzat jo vetëm që shihen në shoqëri të njëra-tjetrës të përqafuara e të lumtura, por me to është edhe Mërgim Berisha.

Futbollisti ‘u bë molla e sherrit’ mes vajzave, të cilat i dhanë fund shoqërisë. Vesa tha se ndarja erdhi si shkak i ndërhyrjes së Edonës në lidhjen e tyre. Vesa Vllasaliu u shpreh se vuajti shumë tradhtinë e futbollistit dhe pavarësisht se miqtë i tregonin se tashmë Mërgim Berisha e kishte zëvendësuar me shoqen e saj, refuzoi ta besonte.

“Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish-i fejuari im me shoqen e ngushtë. Shokët m’i hapën sytë. Një miku im i ngushtë prej fillimit më tha ‘Vesë, jo’, unë në kokën time mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time. Fillimisht mendova se bëra e humë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë”, tha modelja.

Vesa Vllasaliu tregoi se futbollistin e kishin parë me një vajzë në Gjermani, ndërsa vetë ishte në Zvicër dhe ishte një shoqe e saj, që i kishte treguar për këtë. Në atë moment, ajo zbuloi se vajza në krah të të dashurit të saj ishte pikërisht mikja e saj më e mirë dhe i dërgoi mesazh babait të saj, duke i thënë se “vajza jote më ka marrë burrin”.

Ndërsa zbuloi se futbollisti doli publikisht me shoqen e saj, dy javë pas ndarjes së tyre dhe në ditën kur kishin planifikuar dasmën, ai postoi një emoji zemre për partneren e re.

Por çfarë shkruanin mediat turke kur dyshja i dha fund kësaj lidhjeje pak para dasmës?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco