'Traumë e përjetshme', aktorja e njohur kujton momentin e trishtë: Mamaja vrau babanë për të na mbrojtur!

'Traumë e përjetshme', aktorja e njohur kujton momentin e trishtë: Mamaja vrau babanë për të na mbrojtur!

09:21, 04/11/2023
A+ Aa A-

Aktorja Charlize Theron është ende duke u përballur me traumën psikologjike nga nata  e shumë viteve më parë kur nëna e saj, Gerda Maritz, qëlloi dhe vrau babain e saj.

Në një intervistë për revistën “Town & Country”, ajo tregoi se si ai moment i veçantë e shtyu atë të angazhohej për të luftuar dhunën ndaj grave.

“ Unë do të thosha këtë: Është një korrelacion i thjeshtë që duhet bërë. Por unë mendoj se është shumë më e ndërlikuar sesa të kesh një natë traume në jetën tënde. Me ose pa të, dhuna me bazë gjinore është kaq e dukshme në Afrikën e Jugut dhe globalisht. Është e vështirë të mos jesh i vetëdijshëm për këto gjëra vetëm sepse je grua”.

Në qershor të vitit 1991, babai i saj Charles, kërcënoi atë, e cila ishte vetëm 15 vjeçe  dhe nënën e saj.

“Babai im ishte aq i dehur sa nuk duhet të ishte në gjendje të ecte kur hyri në shtëpi me armë. Nëna ime dhe unë ishim në dhomën time të gjumit të mbështetur te dera sepse ai po përpiqej të shtynte derën. Pra, ne të dy ishim mbështetur te dera nga brenda, në mënyrë që ajo të mos mund të kalonte. Ai u tërhoq dhe thjesht qëlloi nga dera 3 herë. Asnjë nga plumbat nuk na goditi kurrë, gjë që është thjesht një mrekulli”.

Për të shpëtuar veten dhe vajzën e saj, nëna e saj qëlloi burrin e saj, duke e vrarë, krim për të cilin nuk u akuzua kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco