Ç’ndodhi në ‘DWTS’? Aktori lë në mes garën pas problemeve shëndetësore

Ç’ndodhi në ‘DWTS’? Aktori lë në mes garën pas problemeve shëndetësore

09:00, 04/11/2023
A+ Aa A-

Të papritura në natën e pestë të ‘Dancing With The Stars’. Aktori Roerd Toçe ka lënë në mes garën në spektaklin e kërcimit.

Shkak për këtë siç u shpreh aktori është bërë një problem shëndetësor për të cilin ai nuk zbuloi më shumë detaje. I emocionuar, duke falenderuar partneren e tij në kërcim Ensën, Roredi la garën e ‘DWTS’.

Këtë mbrëmje konkurrentët janë të ndarë në dy skuadra , “Krushqit” dhe “Kalle”. Skuadra “Kalle”, e Julianës dhe Dion dhe skuadra “Krushqit” e Roerdit dhe Ensës, të krijuara nga spektakli i javës së shkuar kërcejnë sonte të njëjtin kolazh muzikor, nga vitet ’80-’90.

 

 

Skuadra më e votuar do të ketë imunitet nga eliminimi teksa çiftet e skuadrës humbëse do të garojnë mes njëri-tjetrit për të performuar kërcimet në çift. Në fund, njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga gara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco