Nis sfida mes dy skuadrave në ‘DWTS’, ‘Krushqit’ ndezin atmosferën

Nis sfida mes dy skuadrave në ‘DWTS’, ‘Krushqit’ ndezin atmosferën

22:11, 03/11/2023
A+ Aa A-

Mbrëmja e pestë në ‘Dancing With The Stars’ u hap nga skuadra e “Krushqve”.

Këtë mbrëmje konkurrentët janë të ndarë në dy skuadra , “Krushqit” dhe “Kalle”. Skuadra “Kalle”, e Julianës dhe Dion dhe skuadra “Krushqit” e Roerdit dhe Ensës, të krijuara nga spektakli i javës së shkuar kërcejnë sonte të njëjtin kolazh muzikor, nga vitet ’80-’90.

Skuadra më e votuar do të ketë imunitet nga eliminimi teksa çiftet e skuadrës humbëse do të garojnë mes njëri-tjetrit për të performuar kërcimet në çift. Në fund, njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga gara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco