Kamera e fshehtë/ Vin Bejleri dhe polici mistrec

21:56, 03/11/2023
A+ Aa A-

 

Personi që po tregon burrërinë me efektivin e policisë rrugore përballë tij është Ervin Beljeri.

Aktori i humorit po e 'dhuron' këtë spektakël falas, në një rrugicë të kryeqytetit.

Pas dhjetëra roleve në teatër e kinema dhe një çmimi të parë në NYCA (New York Cinematography Awards), si aktor jo protagonist në filmin ‘Eric’, 45 vjeçari po bëhet pa e ditur protagonist i një filmi të fshehtë dhe për më tepër rolin e një ‘bad gay’.

Ideatorja e planit është bashkëshortja e Vinit, aktorja Gladiola Harizaj. Arsyeja me sa duket është një larje e vjetër hesapesh, gjatë të cilës ka qenë ajo viktimë e kurthit. Bashkëpunëtori i radhës quhet Aleksandër, një aktor i ri shkodran i kamufluar si polic, i cili me sa lë të kuptohet po planifikon të nxjerrë jashtë loje një rival të fuqishëm.

Personazhi tjetër, Olsi është inspektor i vërtetë i qarkullim rrugor, i cili ka vendosur të testojë aftësitë e tij në aktrim. I fundit, por jo nga rëndësia është qenushi Ozi, që ka një lidhje të veçantë me secilin prej këtyre personave. Kurthi ngrihet në një rrugicë, në lagjen e aktorit.

Vin Bejleri del nga shtëpia, së bashku me bashkëshorten e tij Olën dhe qenushin Ozi për të pirë kafen e mëngjesit. Sapo hipin mbi motor dhe nisen drejt destinacionit, rrugën ua presin dy efektivë të rrugores.

Mes palëve nis një debat mbi ngjyrën e motorit, të cilin 45- vjeçari e ka ndërruar nga blu në një nuancë të kaltër. Kaq i duhet policit mistrec t’i vërë gjobë maksimale. Sikur të mos mjaftonte kjo, polici animalist i kërkon llogari, se përse e mban qenin pa kokore mbi motor.

Një zotëri si Bejleri, i cili mban mbiemrin e një fisniku përpiqet ta marrë me sportivitet komentet e pavend të inspektorit të rrugores. Për më tepër, ai fillon të ndihet në siklet prej syve kureshtarë, të banorëve të lagjes.

Aktori fillon të mendojë se ky debat shterp me blutë ka për t’i sjellë problem të tjera, ndaj vendos t’i drejtohet inspektorit, që i duket serioz në punën e vet. Por ky i fundit e njofton se do t’i sekuestrojnë motorin si dhe do ta shoqërojnë në komisariat.

Me sa duket Bejleri paska një të shkuar problematike, në marrëdhëniet e tij me blutë, kur u shemb Teatri Kombëtar. Ai përpiqet të sqarojë incidentin e tij, por polici mistrec ka një arsye personale. Mes policëve të rendit, ka qenë dhe vëllai i tij.

Këtu fillon një konflikt burrërie mes të dyve. 

Pas disa minutash, Vin Bejleri dorëzohet dhe vendos të futet në makinën e policisë. Në këtë moment, blutë e njoftojnë se bëhet fjalë për një shaka miqësore të ‘Piranjave’.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco