‘Babin e deportuan në Shqipëri…’/ Ueda rrëfehet mes lotësh

‘Babin e deportuan në Shqipëri…’/ Ueda rrëfehet mes lotësh

21:39, 03/11/2023
A+ Aa A-

Dy ditë nga finalja e madhe, Ueda ka rrëfyer historinë e jetës së saj dhe e nisi nga fëmijëria dhe sakrificat e familjes. Në episodin që u transmetua ditën e sotme, ajo ka treguar momentin kur babai i saj u deportua në Shqipëri pasi u zhvendosën në mënyrë ilegale në Shtetet e Bashkuara. Ajo rrëfen se familjarët kanë sakrifikuar shumë që asaj dhe vëllait të mos i mungonte asgjë. Ueda gjithashtu tregon se ëndrra e saj ka qenë që të bëhet këngëtare, por me kalimin e kohës kuptoi që nuk kishte talent në këtë fushë.

Rrëfimi i Uedës:

Kam lindur në Londër, por kemi udhëtuar shumë. Në moshën 2-vjeçare, së bashku me familjen ne kemi udhëtuar për në SHBA, kemi qenë pa letra dhe babi është kapur dhe deportuar në Shqipëri. Ai nuk dëshironte që mami dhe vëllai të ktheheshin në Shqipëri dhe ne udhëtuam për në Kanada.

Mami punonte shumë, për të na mbajtur mua dhe vëllain dhe për të ka qenë shumë e vështirë, ajo ka qëndruar shumë e fortë dhe pse nuk e kishte babin pranë fizikisht, ai ka qenë gjatë gjithë kohës duke na motivuar. Kemi bërë sakrifica të mëdha. Vëllain e kam si shok të ngusht. Ëndrra ime ishte të bëhesha këngëtare, por nuk kam zë dhe e kam lënë.

Në moshën 12 vjeçare kemi pasur një situatë aspak të këndshme, sepse jemi kthyer në atdhe dhe na kanë trajtuar shumë keq, na trajtuan si emigrant. Momenti më i bukur ka qenë ribashkimi me babin. Pika ime më e fortë është fakti që unë ambientohem shumë shpejt me vendet e reja. Buzëqeshja vret çdo ligësi. Babi më ka marrë shumë malli për ty, uroj që tit ë fitosh të drejtat e tua. Jam shumë krenare që je babi im, të dua shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco