'Eraldo Rexho vishet me klering'/ Ja çfarë rrëfeu te ‘Kush Paguan’ moderatori i njohur

20:20, 03/11/2023
A+ Aa A-

Ka statuar më në fund, ditën e sotme programi më i ri në ‘Syri Televizion’, ‘Kush Paguan’ nga Klaudja Karabolli dhe Flavia Shahinaj.

Një program kejt ndryshe nga ai që mund të parashikohet, dy vajzat mjaft simpatike të ekranit kanë premtuar për publikun të tregojnë ‘të pathënat’ e pyetjes që na mundon më shpesh gjatë ditës ‘Kush Paguan’.

Nën petkun e vipave të maskuar, me rastin e festës së Halloween, ‘Kush Paguan’ sjell ekzkluzivisht intervistën me të ftuarin e parë, Eraldo Rexho.

Image

Moderatori mjaft i njohur për publikun, organizatori i festës së Halloween për emra të njohur të estradës tregon se ky vit është hera e parë që e ka gjetur duke festuar 31 Tetorin, festën e shpirtrave të vdekur.

Intervista:

Eraldo Rexho: “Kjo është hera e parë që unë e kam festuar Halloween-in. Asnjëherë nuk e kam marrë seriozisht të lyhem apo sakatohem siç u bëra sot për këtë festë.

Ideja për të bërë këtë festë ishte bashkë me Fabiolën, unë duhej t’i prisja të tjerët e duhet ta respektoja protokolin e festës edhe për këtë shkak e mora më seriozisht se herët e tjera.

Ishte shumë qejf t’i shikoje njerëzit e maskuar me maskë. Disa prej tyre kanë ardhur jo shumë të maskuar, megjithatë e kanë bërë ndonjë vijë a xixë në mes nga make-up artistet tona, për t’ju përshtatur mbrëmjes.

Flavia Shahinaj: Sa ke shpenzuar për këtë look sot?

Erado Rexho: 'Unë nuk jam rasti për të treguar çmimin sepse i kam marë të gjitha me clering, (qesh) Por, këto gjëra po i  lë për një herë tjetër t’i them në Instagramin tim.

Disa personazhe aty brenda e kanë marrë shumë seriozisht këtë festë e mendoj se ata janë personazhet që duhen pyetur'.

Kea Sula/ Syri.net

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco