Kim Kardashian, kritika për kostumin e djalit për Halloween: 'Fëmijët në Palestinë kështu duken çdo ditë!

Kim Kardashian, kritika për kostumin e djalit për Halloween: 'Fëmijët në Palestinë kështu duken çdo ditë!

19:39, 03/11/2023
A+ Aa A-

Kim Kardashian është gjendur nen nje rrebesh kritikash te fansave për kostumin e djalit të saj Saint-it për Halloween. Ai ka pozuar si “versioni zombie” i futbollistit Neymar Junior. Miku i tij “vishej” si Lionel Messi.

Te miturit ishin të mbuluar me gjak të rremë dhe shumë mendojnë se kjo nuk është e përshtatshme në këtë kohë, kur Izraeli po bombardon civilët në Palestinë. “Fëmijët në Palestinë duken kështu çdo ditë”, “Të sëmurë dhe shqetësues. Si mund të jesh kaq gjakftohtë?”, “Njerëzit po vdesin! Respektojini ata”, ishin disa nga komentet ne postim.

Kim ende nuk ka folur për këto kritika. Në profilin e saj, ajo postoi gjithashtu disa nga kostumet e saj të Halloweenit – ku u vesh si një kukull ‘Bratz’, Cher nga filmi “Clueless” dhe Salma Hayek nga filmi “From Dusk Till Dawn”.

Ylli i reality show-t së fundi u bë objekt talljeje në rrjetet sociale pasi ngatërroi flamurin e Palestinës me flamurin e Brazilit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco