'Të jesh shqiptare në një vend të huaj, është ‘gjemb në këmbë'

'Të jesh shqiptare në një vend të huaj, është ‘gjemb në këmbë'

11:00, 02/11/2023
A+ Aa A-

Dikur, ajo nuk e pranonte publikisht origjinën e saj, derisa një ditë mori guximin të flasë hapur. Eleni Foureira pranoi para Greqisë dhe botës se vjen nga Shqipëria dhe është krenare për origjinën e saj.

Këngëtarja ka rrëfyer peripecitë që ka hequr sepse e bullizonin dhe tregonin racizëm ndaj saj.

“Kur isha 20 vjeç dhe erdha në Greqi, mësova se ishte keq të ishe nga Shqipëria. Të shanin, por nuk e kuptoja pse ndodhte kjo

Duke u rritur, kjo m’u bë një gjemb në këmbë. Do të doja të mos kisha përjetuar racizëm dhe të thosha “Jam nga Shipëria. A nuk është super?”

Ajo që kam përjetuar më ka bërë kjo që jam tani. Do të kthehet dikush dhe do të më thotë:
“Ti që ke turp….”

Jo, nuk kam patur turp.Kisha frikë nga reagimi dhe zhurma e botës. Do të doja të ndryshonte

Eleni e vogël nuk kishte guxim ta thoshte në atë kohë. Shkova në një kompani diskografike dhe kur mbylla derën më thanë “Shqiptari do të bëjë karrierë””- tha ajo në një intervistë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco