Një kokëkuqe si i vëllai London; Sara Hoxha sapo na prezantoi me vajzën!

Një kokëkuqe si i vëllai London; Sara Hoxha sapo na prezantoi me vajzën!

09:33, 02/11/2023
A+ Aa A-

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë prindër të tre fëmijëve, dy djemtë London Noor, Roman dhe vajzën Ruya Roe.

Përpos rritjes së fëmijëve Sara dhe Ledioni kalojnë shumë kohë në punë për shkak të impenjimeve të shumta si producentë në Top Channel.

Në raste të tillë, nuk përjashtohet edhe mundësia që ndonjëri prej fëmijëve të shoqërojë mamin dhe babin në ambientet e punës, siç kësaj here bëri më e vogla e familjes Ruya. Në një post në rrjetin social instagram, pak minuta më parë mami Sara na prezantoi me atë që duhet të jetë e llastuara e familjes.

“Working day with my favorite human. (Ditë pune me njeriun tim të preferuar); shkruan trashëgimtarja e Top Medi përbri fotos në të cilën duket vogëlushja Ruya.

Image

Kjo është hera e parë që Sara poston një foto të së bijës, për të cilën sapo mësuam se është një flokëkuqe e ëmbël si vëllai i saj më i madh London Noor.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco