Fifi tha se kur do të martohet, por nuk kuptuam asgjë!

Fifi tha se kur do të martohet, por nuk kuptuam asgjë!

17:21, 01/11/2023
A+ Aa A-

Fifi duket mjaft e angazhuar me “Dancing With the Stars”, ku kërcen me balerinin Graciano Tagani. Përvecse partnere në skenë, ata janë miq të ngushtë edhe jashtë saj, e ndaj shpeshherë gjatë provave me njëri-tjetrin edhe momente nga jeta personale.

Së fundi, teksa Fifi e ngacmoi Gracianon me temën se kur do të bëhet baba, ky i fundit e pyeti kur do të martohet.

“Të më rritet djali. Si ta marr në krahë?”, tha ajo.“Është punë e zotit, është punë e Adisit”, përfundoi këngëtarja, duke treguar se ajo në fakt, do ta donte një gjë të tillë, por se i takon partnerit ta hedhë hapin e parë.

Pjese nga biseda:

Graciano: Ti kur do të na martohesh?

Fifi: Ehe.. prit sa të më rritet çuni, se nuk kam si e marr në dasmë.

Njëkohësisht biseda vijoi sërish për jetën personale, pasi Fifi e pyet balerinin për shtatzëninë e mundshme të partneres së tij, Argjira Spanca.

Fifi: Ti s’më ktheve përgjigje për shtatzëninë e ardhshme…

Graciano: Po ato janë punët e Zotit, mi zemër.

Fifi: Edhe ato (përgatitjet e dasmës) janë punët e Adisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco