Për Salsano Rrapin? Deklarata e fortë e Rezart Veleshnjat: Vetëm flet, të spiunon si grua e keqe

Për Salsano Rrapin? Deklarata e fortë e Rezart Veleshnjat: Vetëm flet, të spiunon si grua e keqe

13:44, 01/11/2023
A+ Aa A-

Pas ironizimeve me Luiz Ejllin, në listën e ‘dramave rozë’ të Salsano Rrapit është shtuar ajo me ish-kolegun Rezart Veleshnja. Ky i fundit ka bërë një deklaratë të fortë për moderatorin dhe aktorin e “Portokalli” teksa ishte i ftuar së fundmi në “Një gotë Rose”.

Ai u shfaq në emision men një zhapik që e kishte quajtur Sali, si një shkurtim për SALsano. Më pas tha se është prezantues në spektakël humori duke u shprehur:

“Është prezantues në spektakël humori. E ka emrin Sali. Saliu të lëpin gjatë gjithë kohës. Nuk të bën asgjë. Vetëm flet, të spiunon është si grua e keqe. Nuk të bën asgjë është frikacak. Kam punuar 17 vjet me Salin”.

Nuk dihet se çfarë e ka krisur raportin e tyre, por kjo deklaratë vjen pas largimit të Rezartit nga Top Channel. Ai u largua nga ky television pas 17 vitesh si pjesë e 'Portokalli' dhe jo vetëm.

"Unë do doja që në atë televizion të bëja një falenderim për njeriun që pas ëndrrës që kishte Dritani, ka qenë një drejtim i shkëlqyer dhe kam shumë respekt për atë, është një zonjë e vërtetë, Vjollca Hoxha. Është e vetmja femër që ka respektuar dhe dashur artistët dhe aktorët. Unë dhashë një dorëheqje se erdhi një moment u lodha. Pavarësisht se Vjollca nuk është më në drejtim, e kanë marrë vajzat, mirë do ishte që të kisha të paktën një shtrëngim duarsh. Çezarit jepi hakun, në të kundërt i bie që ne nuk jemi artistë.”-tha ai në “Një gotë Rose”.

Rezarti do ketë një program të tijin në televizioni “MCN”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco