‘Kam humbur identitetin’, banorja e ‘BBVK’ rrëfehet mes lotësh: Nuk e di kush jam

‘Kam humbur identitetin’, banorja e ‘BBVK’ rrëfehet mes lotësh: Nuk e di kush jam

10:28, 01/11/2023
A+ Aa A-

Ndonëse nuk e kemi parë shumë aktive në lojë, Ledi Vokshi në një bisedë me Shqipe Hysenaj ka treguar dje një moment të vështirë të jetës ku thotë se kishte humbur identitetin.

Pa dhënë detaje se për çfarë bëhej fjalë specifikisht, Ledi rrëfeu se ishte një periudhë kur çdo gjë iu kthye në tmerr.

“Nuk e di se kush jam më, kam humbur identitetin. Kam qenë në kulmin e jetës time në çdo gjë por atëherë më është kthyer në tmerr në çdo gjë tjetër, në kulmin e profesionit, karrierës, më është kthyer e gjitha në tmerr në anën fizike, mendore, emocionale edhe s’ke çfarë të bësh është pjesë e jetës, por ama që unë të bëhem edhe më e fortë, për burrin tim, fëmijët e mi duhet të krijoj identitetin tim”, u shpreh Ledi.

Artistja vazhdoi: “Pas gjithë këtyre gjërave, ta gjej vetveten. Nuk e di se kush jam më, kam humbur diçka. Por jam kjo që jam. Ky vit ka qenë një mësim i madh për mua. Nganjëherë nuk është gjithmonë vetëm karriera, bizneset. Pas kësaj sfide këtu, pata kohën time që kur të jem jashtë të jem akoma më e fortë”.

Ledi thotë se është e lumtur për eksperiencën në BBVK pasi do i ndihmojë në jetë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco